Konkurrenti i “Për’puthen”, Fejza Kastrati, ka qenë i ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania, ku ka folur për pjesëmarrjen e tij në programin e dashurisë.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët Jonida Aliçkolli dhe Niko Komani, e pyetën atë nëse do të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”.
Pjesë nga intervista:
Pas përfshirjes tënde në “Për’puthen”, po e ndjen këtë vëmendjen që merr nga publiku dhe a të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes si natyrë?
Po, unë kam qejf me qenë goxha në qendër të vëmendjes. Unë udhëtoj shumë dhe në aeroport dhe avion më ndalojnë dhe më pyesin. Më pëlqen vëmendja.
Pra, nëse të vjen një ftesë në edicionin tjetër në “Big Brother” edhe mund t’a konsideroje?
Sigurisht që do ta konsideroja. Unë meqë jam sportist, nëse gjatë periudhës së ‘Big Brother’ e kam sezonin e futbollit, duhet me pa si me i përputh të gjitha gjërat.


