Tre ish-banoret e “Big Brother VIP 4”, Livia Brunga, Ola Zenelaj dhe Rizarta Hoxha, kanë qenë pjesë e rubrikës “Të Guximshmit”, në “E Diell”.

Moderatorja Irini Meçe, i ka pyetur vajzat nëse do kishin dëshirë që të riktheheshin edhe një herë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Teksa po bënin kalimin e famshëm nga Valona në Theth, Ola u shpreh se e ka parë në ëndërr që ishte sërish pjesë e Big-ut, edhe pse ishte pak më ndryshe.

Ndërkohë Livia u përgjigj menjëherë:

“Jo, sinqerisht jo. Eksperiencën time e kam bërë. Kush e ka kuptuar Livian, e ka kuptuar. Por Livia nuk është për një format që duhet me luajtur. Unë jam Livia dhe nuk dua me luajtur, dua të jem Livia dhe kaq. Nuk është për mua”.

Më pas Livia u shpreh se këtë eksperiencë ‘mund ta bënte në Itali’:

“Për të provuar se si është në një shtet tjetër, duke qenë se jam rritur atje. Edhe kuptohem edhe më mirë, pjesa e gjuhës”.

Brunga vijon duke thënë se eksperiencën në “Big Brother VIP” e këshillon që të jetë që nga dita e parë.

Ndërsa Rizarta nuk u përgjigj me ‘po’ ose ‘jo’, por tha:

“Kurrë mos thuaj kurrë. Nuk po them jo”.