I ftuar pak ditë në emisionin “Fan Club”, miku i ngushtë i Inës u shpreh se mamaja e banores së “Big Brother VIP 5” ishte në gjendje të rënduar emocionale. Sipas tij, shkak ishte “gjykimi që i është bërë vajzës së saj”, si dhe nuk ka shprehur asnjë opinion kundër marrëdhënies së saj me Keijsin.
“Mamaja është në gjendje të rënduar. Ajo nuk do që Ina të dalë kështu. Po kush është ai prind që do ndihej mirë që vajza e saj të gjykohej në mënyrë kaq masive kur në fund të ditës në çdo edicion Big Brother ose Përputhen, trekëndëshat kanë ekzistuar”, tha shoku i Inës.
Këtë deklaratë ka komentuar ditën e sotme Keijsi, teksa ishte i ftuar në studion e “Fan Club”. Madje i pyetur nga moderatorja e njohur, Kiara Tito, nëse do të takojë nënën e Inës, ai u përgjigj se kur të dalë banorja nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Kur Kiara e pyeti nëse do shkojë para, pa Inën, Keijsi u shpreh:
“Po, në mënyrën më të respektuar”, si dhe i dërgoi një mesazh nënës së partneres:
“Ka një super vajzë, ka shumë vlera dhe është shumë e fortë”.


