I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Pamela Shqezi, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5”. Si e sheh ajo lojën e banorëve?

Pjesë nga intervista:
Si e pe surprizën që Keijsi i bëri Inës dhe a mendon se kjo e fundit ka vërtet ndjenja për të?
Ina më duket sikur mendjen e ka diku tjetër. Kjo më duket mua, është mendimi im. Nuk duket e përfshirë aq shumë te Keijsi. Ina e tha edhe vetë në klip që ajo e pëlqen Keijsin sepse ai e ka mbështetur dhe i ka qëndruar afër. Por që ta ketë mendjen te Keijsi 100% nga ana romantike, nuk e shoh. As njërin, as tjetrin në fakt. Po e përdorin dhe pak për famë këtë gjë.
Ina ka në profilin e saj në “Instagram”, foto të shumta me buqeta me lule të cilat ia kanë dhuruar. Pse mendon se i mban ende nëse është e dashuruar me Keijsin?
Por ajo nuk është e dashuruar me Keijsin. Ata janë shokë. U lidhën aty nga presioni dhe nga loja. Kur ka hyrë Ina në fillim, nuk ka pasur në plan fare që të lidhet me Keijsin. Po të mbash mend ajo ka bërë një bisedë me Stelinën dhe i ka thënë ‘pse të mos kthehesh me Keijsin, se ajo një puthje ka qenë’. Nga aty pastaj, nga presioni i lojës dhe nga afrimiteti që u bënë bashkë dhe nga qëndrimi që mbajti Keijsi që pa vetëm drejt Inës, ndodhi ajo që ndodhi dhe tani jemi tek kjo surpriza që u bë mbrëmë.
Tani ka dalë dhe Stelina nga shtëpia, si e parashikon se do ndodhë?
Nuk mendoj se do takohen. Si rrallëherë unë e kam parë Keijsin shumë të prerë. Edhe pse nuk i dihet. /TAR/



