Teksa ishte e ftuar në “Wake Up” për të bërë parashikimin e 12 shenjave të horoskopit për këtë fillim shtatori, Meri Shehu nuk u shpëtoi edhe pyetjeve në lidhje me politikën dhe sportin.

Moderatori i njohur, Blendi Salaj e pyeti se ‘sa gola do të bëjë Kombëtarja sot’, e cila do të përballet me Letoninë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026

“Se ka hallin e çunave Blendi…”, shton menjëherë Enxhi Nasufi.

“Mesa di unë atje në Letoni kanë humbur, ai kapiteni letonez bëri një gol dhe m’u duk një djalë shumë i formuar dhe kishte qëllim të fitonte. Nëse edhe Kombëtarja do të marrë një pasqyrim të tillë, do të fitojë. Tani është turp mos të fitojë në vendin tënd. Por edhe këta nëse nuk fitojnë bëhen si Noizy, ministra sporti (qesh)”, u përgjigj astrologia e njohur.

Ndërsa e pyetur ‘si është probabiliteti gjithsesi se ne e thamë që sot është ditë e rëndësishme?’, Meri Shehu tha:

“Dy ditë pas eklipsit, shanset i kemi shumë të mira. Besoj se do fitojmë”.