“Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.
I ftuar ditën e djeshme ishte gazetari Anxhelo Haruni në një rrëfim përtej punës, si arriti të jetë pjesë e Top Channel dhe cilat janë planet për të ardhmen qoftë në jetën personale apo edhe në atë profesionale dhe u përgjigj disa pyetjeve pikante nga Bieta. Nëse do ti vinte një ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother Vip 4”, Anxhelo e ka një përgjigje.
Do ti thoja po sezonin e ardhshëm sepse këtë sezon e kam marrë si sfidë ekonominë sepse mendoj se e meriton një hapësirë edhe në televizione kaq të mëdha si Top Channel.