Xheneta Fetahu ka folur për raportin e saj me Gjestin në emisionin “E Diell”, ku iu bënë disa pyetje interesante nga publiku.

Pyetja që tërhoqi vëmendjen kishte të bënte me mundësinë e një rikthimi me Gjestin, nëse ai do të kërkonte ta ribënin lidhjen e tyre.

Xheneta u shpreh se nuk do t’i besonte më Gjestit, pasi ai ka treguar një sjellje që nuk e meriton besimin e saj.

Vazhdoj të them njësoj, nuk di cilin Gjest me e besu atë që thotë femra më e ulët, a atë që thotë nuk dua të ulë as të shkelë edhe kam ndjenja akoma për të… Nuk do t’i besoja as atij, nëse do të ndryshonte pas Big Brotherit

Ajo theksoi se edhe nëse ai do të ndryshonte pas eksperiencës së tij në Big Brother, ajo nuk do të kthehej me të, duke shtuar se ka ende ndjenja për të, por nuk mund ta pranojë atë sjellje.

Edhe pse në anën tjetër, Gjesti ka deklaruar më parë se ka ende ndjenja për Xhenetën, edhe pse Prime-t e fundit ai ka shprehur se nuk ndjen më për të, megjithatë ajo e ka bërë të qartë që nuk ka interes të rikthehet me të.

Aktualisht, Gjesti është duke zhvilluar një romancë me banoren e Big Brother, Egli Takon për të cilën deklaroi se e ka të dashur.