Këngëtari i dashur për publikun, Ledri Vula, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime on Top” me Eni Shehun. Ai ka folur në lidhje me projektet e tij në muzikë dhe jo vetëm.

Teksa po intervistohej gjatë koncertit të këngëtarit të mirënjohur, Alban Skënderaj, pak kohë më parë në Milano, Ledri nuk u ka shpëtuar pyetjeve ‘me spec’ të Enit.

“A do të lidhej me Xhensila Myrtezaj vetëm për ‘zhurmë mediatike’?”, ishte një nga pyetjet që moderatori i njohur i drejtoi atij.

“Nuk shkon kështu, duket të kesh kimi, dashuri, nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo për showbiz. Pa pasur diçka, nuk mundesh të lidhesh, kukulla nuk jemi”, u përgjigj Vula.