Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 4”, Shkëlzen Oruçi dhe Aldo Marku, ishin ditën e sotme të ftuar në studion e emisionit “Wake Up”. Ata komentuan në lidhje me ngjarjet që ndodhën prime-in e kaluar në gjysmëfinale, si dhe si e parashikojnë ata finalen e madhe…
Pjesë nga intervista:
A mendoni se kjo që i ndodhi Gjestit, e ka ngritur atë më shumë në lojë tani?
Shkëlzeni: Edhe nëse ka pasur ndonjë 1% që mendonin se nuk e fiton, kjo shpulla e vulosi fitoren e tij. Ka dhënë dhe idenë se kush është Laerti dhe Rozana aty. Duhet të reagonin.
Aldo: Pashë ca video të Gjestit në formatin ku ishte më para, nuk e shikoja atë energji që ka këtu. Gjesti ka ardhur me diplomë nga atje. Ti bëhesh lojtar, kupton mekanizmat. Nëse merr anët më të mira të lojës së secilit, bëhet lojtari perfekt.
Si e shikoni marrëdhënien mes Eglit dhe Gjestit jashtë shtëpisë, mendoni se do të zgjasë?
Shkëlzeni: Besim të plotë kam tek Egli, te Gjesti kam parë gjëra që shihte dhe ajo. Dritën në fund të tunelit ia ka dhënë. Kam rezervat e mia, për jashtë nuk e di. Gjesti ka thënë që jashtë ka pasur dhe lidhje toksike dhe mund ta trembë.
Akira, vajza e Aldos, duket se është një fanse e Gjestit:
Aldo: Akira e ka ndjekur shumë. Gjesti të tërheq dhe syrin, me ngjyrat që vesh, me lojërat që bën, si një fëmijë.
Të pyetur se kush e fiton këtë edicion, Aldo dhe Shëlzeni bien të dy dakord me një emër:
Gjesti.