Ditën e sotme, Vëllai i Madh u dha banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” , që të rikthenin në shtëpi 6 banorët që janë në ‘shpellë’.
“Banorë, Arditi, Mateo, Livia, Miri, Selin dhe Shëndriti ndodhen në ‘shpellë’. Por sot, fati i tyre është në duart tuaja. Vëllai i Madh iu jep mundësinë që të ktheni banorët e ‘shpellës’ në shtëpi. Rikthimi i tyre do të ndodhë vetëm nëse shumica prej jush do të jetë pro. Është momenti që një nga një, sipas krahut orar të votoni po për rikthimin, ose jo që të rrinë në shpellë”, shkruhej në zarfin e bardhë.
Votimi i banorëve:
Ina: Me thënë të drejtën jam pro
Gimbo: Pro
Kristi: Pro
Mali: Jo
Baby G: Jo
Artani: Jo
Stenaldo: Jo
Brikena: Po
Greta: Po
Juela: Jo
Rogerti: Jo
Alesio: Jo
Me shumicë votash banorët në ‘shpellë’ nuk mund të rikthehen sot në shtëpi, do presin deri nesër që është dita e Prime-t që të merret vendimi për to.



