Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Mikela, ka qenë dje e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo ka folur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe ka dhënë një koment për raportin Loredana-Jozi.
Mikela u shpreh se publiku nuk e ka kuptuar rrengun që ajo së bashku me Loredanën dhe Rizartën planifikuan për Jozin. Ajo shton se as nuk pati kohë që ta sqaronte.
E pyetur nëse Jozi dhe Loredana kanë ndjenja të mirëfillta për njëri-tjetrin, ajo tha “po”.
Gjithashtu ajo shtoi se nga nominimi i kësaj radhe shpreson të dalë Ola.
Pjesë nga intervista:
I bëre një rreng Jozit, mendon se të ka penalizuar?
Besoj se nuk është kuptuar mirë ajo pjesë dhe nuk pata mundësi ta shpjegoja. Ishte thjesht një provokim që e kishim menduar me Loredanen dhe Rizartën. Nuk duhej ta bëja. Më pas shikoja dhe sinqeritetin e Loredanës dhe e pyeta ‘a je xheloze që Jozi m’u afrua?’, se unë e shikoja si shok. Isha mes Lorit dhe Jozit, nuk i doja këto situata fare. Ky rreng ishte të ndihmoja Loredanën, të tregoja pak Jozin se si do sillej pas kësaj pjese dhe të mbyllja çështjen e Olës.
Mendon që Loredana dhe Jozi kanë ndjenja të mirëfillta për njëri-tjetrin?
Unë mendoj që po, ua kam thënë të dyve
Mendon se do jenë çift dhe kur të dalin?
Nëse Ola del këtë javë, dua ti shoh në lojë brenda. Kur e kam pyetur Jozin ka thënë se do e presë jashtë, nuk e ka mbyllur. Nuk e di nëse e ka thënë që unë t’ia them Loredanës apo ishte 100 për qind i sinqertë. Unë them se ka ndjenja Jozi
A duhen Jozi dhe Loredana? Ish-banorja e BBV 4 zbulon vertetën e lojës me banorin!
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Mikela, ka qenë dje e ftuar në emisionin “Wake Up”
