Një gotë e vetme lëng portokalli çdo ditë mund të përmirësojë në heshtje mijëra gjene që lidhen me presionin e gjakut, metabolizmin dhe inflamacionin, sipas një studimi të botuar së fundmi në revistën “Molecular Nutrition & Food Research”, referuar mediave të specializuara mjekësore. Studiuesit kanë analizuar se si konsumi i vazhdueshëm i lëngut të portokallit ndikon në gjenet që lidhen me mirëqenien kardiovaskulare tek të rriturit e shëndetshëm dhe nëse këto efekte ndryshojnë në varësi të Indeksit të Masës Trupore (BMI).
Nëse deri tani i ke hedhur lëkurat e portokallit pa menduar dy herë, ndoshta është koha të ndryshosh mendje. Një nga mënyrat më interesante dhe të dobishme për t’i ripërdorur ato është t’i ziesh në uthull, një praktikë e thjeshtë, por me shumë përfitime që po fiton popullaritet në shtëpitë që kërkojnë natyralitet dhe kursim. Kur lëkurat e portokallit ziejnë në uthull, ato lirojnë vajra esencialë me veti antibakteriale dhe aromë të freskët. Kjo kombinon fuqinë pastruese të uthullës me vetitë antiseptike të agrumeve, duke krijuar një pastrues natyral që mund të përdoret për sipërfaqet e kuzhinës, banjës apo xhamat. Për më tepër, aromat e forta të uthullës zbuten nga portokalli, duke lënë një ndjesi të këndshme pastrimi.
Kjo përzierje është perfekte për të pastruar tavat e yndyrshme, sobat, apo lavamanin. Uthulla shpërbën papastërtitë, ndërsa vajrat e portokallit ndihmojnë në shpërbërjen e yndyrës dhe dhënien e një shkëlqimi natyral. Zierja e lëkurave të portokallit në uthull është një mënyrë e shkëlqyer për të larguar aromat e padëshiruara nga kuzhina apo frigoriferi. Thjesht ziej për disa minuta, lëre përzierjen të ftohet dhe përdore si spërkatës natyral për ambientet. Disa përdorues e përdorin këtë përzierje edhe për qëllime relaksuese. Aroma e portokallit është e njohur për efektet e saj qetësuese dhe ndihmon në uljen e stresit.



