Këngëtari i njohur, Armaldo Kllogjeri, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për projektet e tij të reja muzikore. Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e ngacmuan edhe në lidhje me Luiz Ejllin.

Ky i fundit ka publikuar një ditë më parë këngën e tij më të re që mban titullin “Dedikim” dhe është për Kiara Titon, e cila shfaqet paksa në videoklip.

Maestro u shpreh se deri më tani ka dëgjuar vetëm atë 20-sekondëshin që del në “Instagram”, nuk e ka dëgjuar gjithë këngën.

 “Isha në Burrel siç thashë. Nuk e kuptova orarin që do të publikohej dhe nga impenjimi, nga lodhja nuk e kam dëgjuar. Sapo të dal nga këtu do t’a dëgjoj”, tha ish-banori i “Big Brother VIP”.

Armaldo shtoi se atij i bëhet qejfi që i dedikon këngë Kiarës:

“Unë kam qenë disi pjesë e kësaj marrëdhënie. Më bëhet qejfi për çdo lidhje që mund të kenë dy të rinj. Mua më bëhet qejfi që i ka dedikuar një këngë, dhe rrit besimin te lidhja që ato kanë bashkë”.