Mbrëmjen e djeshme është rikthyer “Big Brother VIP Radio”, ku Mateo dhe Brikena morën që në pjesën e parë rolin e moderatorit. E si të ftuar ata kishin Mirin, të cilin e ngacmuan me pyetjet e tyre.
Në një moment, Mateo e pyeti atë për kundërshtarët më të fortë dhe Miri përmendi emrat e tre banorëve:
“Selin, Rogert, Brikena”.
Ndërkohë Miri u pyet gjatë për miqësinë me Rogertin, me të cilin nuk e fshehu se do të donte edhe një bashkëpunim muzikor, për t’a bërë këngëtar banorin shumë të sulmuar për lojën e tij.
Miri e njeh si provokatore lojën e Rogertit, ndërsa theksoi se me të ka raport miqësor.
“Në pjesën e lojës kemi disa linja të përbashkëta. Por, secili bën lojën e tij personale. Nuk mund ta gjykoj. Qëndrimin tim ia kam bërë të ditur në mënyrën time. Nëse duhet të bërtas kur ai iu cenon, nuk do ta bëj. Mendoj se janë më të suksesshme fjalët e mia kur ia them në qetësi”.
Miri hodhi poshtë çdo aludim se i druhet Rogertit, ndaj nuk i del kundër.
“Jo, nuk bëhem palë e lojës së egër që bën ai. Kur jam me të në lojë, mbroj kauza apo linja që më interesojnë”.



