E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Elona Duro dhe Salsano Rrapi ishte Greta Kazazi, ish-banore e “Big Brother Vip 5”. E ftuar në studio, Greta tregoi projektet e saj televizive pas rrugëtimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe nëse martesa ose fejesa me vëllain e Selin Dj Onno-n do të jetë në plan…

Ish-banorja u shpreh se nuk i vjen inat që i thonë kunata e Selin, por dëshiron që t’a thërrasin në emrin e saj. Ndërsa e pyetur se kush e do më shumë pas “Big Brother VIP 5”, duke qeshur Greta tha për vjehrrën.

Pjesë nga intervista:

Ka inat kur i thonë kunata e Selin?

Nuk më vjen inat, por thjesht dua të më thërrasin në emër, kur më drejtohen unë e kam një emër. Unë e kam si shpirt, motër kunata jemi por, në debatet që bëheshin dua të më thërrisnin Greta.

Kush e do më shumë pas Big-ut vjehërra apo burri?

Vjehërra, realisht më adhurojnë.