Këngëtari i njohur, Ronald Hysi, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar raportin e shokut të tij, Miri me Selin, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
Landi gjithashtu foli edhe për bashkëshorten e Mirit dhe raportin e tyre.
“Nusja e Mirit është gjermane, ka një mentalitet ndryshe nga përjetimi i shqiptarëve në përgjithësi. Nga sa i njoh unë, ata kanë një marrëdhënie bashkëshortore të mirë”, tha këngëtari i njohur.
I pyetur nëse e ka problem ajo që Miri fle me Selin, Landi u përgjigj:
“Jo. Nuk ka bërë gjynah dhe krim, asnjëri nga të dyja palet nuk ka bërë gjynah dhe krim. Nuk i ka hyrë në hak as shoqërisë dhe as familjes”.
Ndërsa i pyetur nëse ka patur komunikim me bashkëshorten e banorit të BBV, pasi nuk ka bërë deklarata dhe thuhet se nuk janë bashkë prej kohësh, këngëtari u shpreh:
“Ka bërë një postim për Mirin, pas reagimit të babait të Selin për Mirin. Po mendon që t’i dërgojë një letër”.

