Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, bëri paraqitjen e tij të parë televizive pas përfundimit të spektaklit, në programin humoristik “Portokalli”. Gjatë intervistës në studio, ai u pyet nëse Xheneta Fetahu, me të cilën ka patur një romancë që është përfolur shumë në rrjet, e kishte uruar për fitoren.

Të uroi Xheneta për fitoren?

ishte pyetja që iu drejtua artistit nga Peja.

Kush është ajo?

– u përgjigj Gjesti, duke e injoruar totalisht ish-partneren e tij brenda shtëpisë së BBV.

Ndërkohë, mësohet se Xheneta dhe Gjesti janë takuar në ambientet e Top Channel, por pa pasur asnjë komunikim mes tyre. Modelja tregoi se Gjesti ishte i shoqëruar nga rojet e sigurimit dhe secili vijoi punët e veta.

Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, Gjesti kishte deklaruar qartë se nuk dëshiron të ketë më asnjë kontakt me Xhenetën pas përfundimit të spektaklit.