Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e djeshme nga një televotim për finalistin e dytë mes Kiarës, Efit, Bledit dhe Qetsorit, finalisti i dytë i këtij edicioni u zgjodh Efi dhe për këtë të rikthyerit Kiara dhe Bledi u eleminuan. Pak para daljes nga shtëpia, Luizi i propozoi Kiarës për martesë dhe ajo pranoi. Por si është unaza që me të cilën ai i propozoi, atë na e ka treguar vetë Kiara duke pozuar me Elvisin në studion e “BBV2”.
Pas daljes nga shtëpia, Kiara nuk mund t’i shpëtonte një interviste për Fan Club Vip 2. Meqë nëna e Luizit ka ardhur në Shqipëri, a do ta takojë Kiara përpara se Luizi të jetë jashtë shtëpisë së “BBV2”?