Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Vserlo, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top”, me Lei Krajën.

Moderatorja e njohur e ka pyetur këngëtarin në lidhje me njerëzit që e urrejnë dhe ai është shprehur ‘se kjo gjë i ndodh kur jep opinione për diçka apo për dikë’. 

Vserlo mori si shembull emrat e dy ish-banorëve të BBV 4, Gjestin dhe Egli Takon, për të cilët shtoi se ‘nuk i ka honepsur ndonjëherë’.  

Pjesë nga intervista: 

Për çfarë të kundërvihen më shumë ata që të ‘urrejnë’? 

Kohët e fundit, ‘hater-sat’ i kam pasur për të mbrojtur dikë tjetër, nuk i kam pasur që vijnë e më sulmojnë mua. Vijnë të mbrojnë dikë tjetër me sulm ndaj meje.  

Për të mbrojtur një… 

Për shembull kur kam dhënë opinionet e mia bazuar në ngjarje që kanë ndodhur publikisht në “Big Brother”, për Gjestin dhe Eglin. Karaktere aty që nuk i kam honepsur ndonjëherë dhe nuk më kanë pëlqyer se çfarë kanë bërë. Kam pasur një sulm online nga fansat, nga njerëz që vijnë tek unë për t’i mbrojtur. 

Duket sikur nuk të prekin komentet e tyre, madje duket sikur punon për të shtuar dozën e urrejtjes. Po në fakt a të lëndojnë? 

Punoj fort për të shtuar njohjen ndaj vetes, dashurinë për veten, edhe për të formuar karakterin tim si personal, individual ashtu edhe atë artistik.