Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku u shpreh se Luiz Ejlli e meritonte fitoren.
“Po, Luizi e meritonte fitoren. U përgatit. Kishte kuptuar situatën që krijohej. Kishte nevojë më shumë se të tjerët. Ishte shansi i tij i fundit. Nëse do dështonte këtu do ishte rëndë. I rrezikoi të gjitha. I vuri gjithë kartat në tavolinë. U dorëzuan të gjithë përballë tij. Dhe unë kisha momente, dorëzim në tentativë. Unë shihja se si banorët përuleshin, dinin gjëra, i komunikonin në mënyrë indirekte. Nuk kishte fare respekt, por vetëm interes. Më erdhi gjynah për Luizin. Unë me të isha i vërtetë.”, tha Kristi.
I pyetur nëse e ka takuar këngëtarin e njohur, Kristi u shpreh se vetëm në ambientet e Top Channel. Madje tregoi edhe çfarë i ka thënë kur janë takuar.
“Luizin e kam takuar te Top Channel, nuk ishte shumë intim domethënë. Ka shumë punë. Ai madje më tha “Krist, të kishe fituar ti do kishte qenë më mirë” (qesh). E tha nga angazhimi i madh.”, tha Aliaj.
Ky i fundit u shpreh se Luizi e nënvlerësoi impaktin që kishte jashtë. Sipas tij, Ejlli nuk e priste fare këtë që po ndodh me të jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.