Edhe pse Loredana ka dyshime në lidhje me marrëdhënien e saj me Jozin, ky i fundit ka vendosur që t’a mbështesë nga jashtë. Një ditë më parë ish-banori i “Big Brother VIP 4” ka bërë një postim në “Instastory” ku tregon se do të vazhdojë të jetë krah Loredanës.
Në postimin e tij, Jozi i jep kurajo banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri që të qëndrojë e fortë dhe të mos lërë asnjë moment që t’a lëkundë.
Sipas tij, ajo është një luftëtare dhe e ka dëshmuar një gjë të tillë. Gjithashtu ai ka edhe një këshillë për Loredanën, ku i thotë që të jetë vetvetja.
“Loredana, qëndro e fortë dhe mos e lë asnjë moment të të lëkundë! Ti je një luftëtare dhe e ke dëshmuar këtë. Jozin e ke krah teje nga jashtë, duke të mbështetur me gjithë zemër. Vazhdo të jesh vetvetja dhe mos harro se ke shumë njerëz që të duan dhe të vlerësojnë. Shko përpara me gjithë energjinë dhe shpirtin që ke! #MeLorin”, ka shkruar Jozi në postimin e tij në “Instastory”.
Kujtojmë se Loredana pasi theu kutinë e emergjencës ku kishte informacion nga jashtë, ajo pa një video të Jozit në intervistat që ka dhënë pas përjashtimit nga BBV 4, që ka dhënë në “Shqipëria Live” dhe “Fan Club”.
Pasi pa videot gjatë një spektakli të reality show-t, Loredana nisi që të kishte dyshime në lidhje me marrëdhënien që ajo dhe Jozi krijuan brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.