Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Gimbo, është rikthyer sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në kuadër të sfidës së mosreagimeve. Fillimisht ai ishte vendosur te dhoma e surprizave dhe u shfaq në ekranin e madh të living, me pranga në duar.
Banorët që e vënë re të parët thirrën menjëherë Selin, që edhe ajo të shkonte të shikonte se çfarë po ndodhte.
“Selin hajde e provo sallatën si u bë e kuqe, shpejt”, e thërret Shëndriti, duke dashur të mos reagojë drejtpërdrejt për Gimbon.
Selin më pas teksa fliste me Shëndritin thoshte se e ka marrë malli, por pa përmendur emër.
Më pas Gimbo del nga dhoma e surpriza dhe menjëherë shkon te dhoma e gjumit, ku puth e përqafon banoren. Kjo e fundit fillimisht u mundua që të mos reagonte dhe vetëm qeshte dhe thërriste Shëndritin që i shikonte.
“Ku je o jetë, o dritë. Ke menduar se nuk do vij e? DJ Gimbo nuk ka mundur me ardhë më para se kam qenë në Afrikë të Jugut o jetë. Çika jem ti. Sa keq që ti nuk mundesh me më puth”, i thotë ai, duke iu referuar se ajo më herët ka thënë se babai i saj ndodhet atje.
Teksa Gimbo e puthte dhe e përqafonte, Selin vendosi që t’a prishte sfidën.

