Aktori i njohur, Amos Zaharia, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up” për të folur për veprën “15 ditë Prilli”, i cili do të jetë në teatrin Kombëtar nga dita e sotme deri më datë 23 prill.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e emisionit e ngacmuan atë edhe në lidhje me Laert Vasilin, banorin e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.

Amos u shpreh se ‘Laerti është një njeri që ka ulje dhe ngritje të jashtëzakonshme’. Ndërkohë i pyetur nëse e sheh fitues, ish-banori i “Big Brother VIP 2” u përgjigj:

“Nuk e di. Mendoj që kushdo që hy në atë shtëpi është fitues deri diku”.

Pjesë nga intervista:

Meqenëse e ke edhe koleg, të ka përmendur brenda shtëpisë Laerti?

Jo, unë nuk di gjë

Si e sheh lojën e tij?

Laerti është një personazh shumë kontraversal, nuk është një personazh ‘normal’ jo për keq. Laerti është një njeri që ka ulje dhe ngritje të jashtëzakonshme. Laerti është një natyrë shumë e paparashikueshme.

E sheh si fitues?

Nuk e di. Mendoj që kushdo që hy në atë shtëpi është fitues deri diku. Të jesh pjesë e asaj shtëpie fiton diçka për veten tënde, një eksperiencë shumë interesante, unë e di që e kam provuar vetë. Është një gjë që nuk ndodh dy herë në jetë, mbase Biordit i ndodh (qesh).