I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë këngëtari Mr. X, i cili karrierën e tij e ka filluar që në Top Fest 11, e më pas ka vijuar me projekte të tjera solo dhe bashkëpunime. Ai ka publikuar projektin e tij më të ri me titullin “Pa ndjenja”, për të cilin na ka folur më shumë…

Nga ana tjetër, Mr. X ka sjellë dhe disa bashkëpunime me Stinen, me të cilin ka dhe një lidhje të ngushtë shoqërore. Si e ka parë ai Stinen në “Big Brother VIP 5”?

Pjesë nga intervista:

Ti ke sjellë dy bashkëpunime me Stinen, “Adrenalina ime” dhe “Gocat”, sa të ka mbështetur ai?

Unë kam njohur shumë personazhe në jetën time, por nuk kam pasur mbështetje, isha thjesht një emigrant dhe ishte shumë e vështirë të më hapte dyert dikush. Ai ka qenë i vetmi dhe unë e kam quajtur vëlla që në atë moment. Ai më ka konsideruar si pjesëtar të familjes që kur më hapi dyert e studios. Është një djalë pozitiv dhe unë e respektoj jashtëzakonisht shumë. Dhe njerëzit që nuk e kanë njohur akoma dhe po e njohin nëpërmjet “Big Brother VIP”, e kuptojnë që është shumë pozitiv.

Si të duket se po ecën brenda lojës?

“Big Brother” sapo ka filluar, jemi në hapat e parë, mund të hyjnë dhe banorë të tjerë. Por Nesti so të shkojë në finale. I uroj fitoren. Mënyra si po luan tani është shumë e mirë. Të gjithë e kanë nxjerrë ndonjë ngacmim apo ndonjë thumb ndaj njëri-tjetrit, ndërsa ai është i vetmi që nuk ka nxjerrë ndonjë fjalë të keqe nga goja. Po luan, është pozitiv, është argëtues, i kam parë videot, po e ndjek hap pas hapi. Nuk e prisja që të hynte por m’u bë qejfi shumë./TAR/