E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë balerina Frenki Ziaj. Ajo ka komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5″…

Pjesë nga intervista:

Si e komenton dyshen Gimbo-Selin?

Gimbo më duket shumë djalë i sinqertë, i drejtpërdrejtë. Ndoshta mund të jetë dhe strategji, që ka hyrë që nga jashtë me këtë lloj mendimi. Por më duket i sinqertë. Selin nga ana tjetër e pëlqen si shok dhe mendoj se Gimbo është duke i nxjerrë anën më të mirë Selinit. Sa herë që Selin është me Gimbon, ajo ka një tjetër lloj çiltërsie, është tjetër lloj njeriu. Jo arrogante, e qeshur, funny, ka gallata që i përshtaten dhe moshës së saj. Nga ana e Gimbos më duket e sinqertë, edhe nga ana e Selin më duket e sinqertë, por deri te marrëdhënia e shoqërisë. Nuk e di nëse Selin do ta shikonte për më tej. Ajo e ka thënë edhe aty, që nëse do donte të kishte diçka me të, do e zhvillonte jashtë.

Çfarë mendon për lojën e Selin?

Ajo është vajzë shumë e zgjuar, di të argumentojë mendimin e saj deri në fund për bukuri. Personalisht nuk më pëlqen se si shfaqet si arrogante nëpër prime. Kjo ndoshta vjen sepse ajo do që të jetë protagoniste në çdo lloj diskutimi. Ia ka dalë, por se si del, është tjetër gjë. Për mua ka rëndësi që njeriu të ketë një lloj qëndrimi, për çfarë flet dhe si flet. Jo thjesht për të marrë vëmendje.

E sheh Selin në finale?

Po, e shoh.

E sheh fituese?

Jo.