Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Mos i bjer me top”, në “E Diell”. Ajo ka zbuluar arsyen se pse u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por ka rrëfyer edhe detaje nga jeta e saj private.

Pjesë nga intervista:

Pse u bëre pjesë e Big-ut?

Nuk është se e kisha menduar më parë me thënë të drejtën, që ‘po, dua të jem pjesë e Big Brother’. Padiskutim ka qenë gjithmonë një ëndërr “Big Brother”, por vitet e fundit as nuk e mendoja fare, për faktin se nuk kanë qenë vite të lehta në jetën time familjare. Kështu që ishte gjëja e fundit që mund të mendoja që mund të futesha në një reality show të tillë, me përmasa të mëdha, por ja u bëra pjesë. Kur mos thuaj se nuk ka moment për të bërë diçka se gjithmonë vjen momenti, gjithmonë takon njerëzit e duhur dhe bën gjëra të bukura dhe të papërsëritshme, siç ishte edhe për mua Big-u.

Ju absolutisht keni folur shumë aty brenda, por ato që marrin vëmendje janë debatet, skandalet. Na flit pak për jetën tënde jashtë, sa vjeç je, ça bën ti jashtë, si është jeta jote jashtë?

Jeta ime jashtë është e bukur në llojin e saj, padiskutim me peripeci, nuk është se e kam patur çdo gjë fushë me lule. Por e rëndësishme është se rrethohem me njerëz të mirë, me miq shumë të mirë, me miq të cilët gjithmonë kanë qenë pranë meje në momentet më të vështira të jetës sime. Nuk hezitoj kurrë të falenderoj të gjithë ata miq që gjithmonë kanë qenë aty kur unë kam patur nevojë.

Moshën nuk na e the…

Moshën e di e gjithë Shqipëria, unë festova edhe ditëlindjen në “Big Brother”, jam 34 vjeç.

Kur ka qenë hera jote e fundit që ke qenë në një romancë?

Ka kohë

Sa kohë?

Ka kohë, nuk do të them datën, muajin, vitin, çfarë ndodhi, kur u lidha, kur u ndava.

Ishte romancë e fortë?

Padiskutim ka qenë një romancë e rëndësishme e jetës sime, por ka kohë që nuk është më.

Pse nuk përfunduat bashkë?

Kjo është jeta pra. Ndodhi që ne nuk jemi më bashkë. Me thënë të drejtën kam qenë unë shkaku që nuk funksionoi lidhja, për të vetmin fakt që thashë me gjërat që më ndodhën në jetën time familjare, doja vetëm të kisha hapësirë me mamin, me vëllezërit, me mbesat, me motrën, kështu që kam qenë unë shkaku.

Të uroi ai pasi dole nga “Big Brother”?

Jo, nuk është se kam patur kontakt.