Këngëtari i njohur, Blero, po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, pasi është bërë baba për herë të dytë. Ardhja në jetë e djalit ka sjellë emocione të reja në familjen e këngëtarit, ndërsa nuk kanë munguar as urimet nga njerëzit e afërt.
Gjatë një interviste, artisti është pyetur nëse ish-bashkëshortet e tij e kanë uruar për zgjerimin e familjes. Blero tregoi se Teuta Krasniqi, nëna e vajzës së tij, Tara, i ka uruar për lindjen e djalit, një gjest që ai dhe partnerja e tij, Nita, e kanë vlerësuar shumë.
“Realisht, për mua dhe për Nitën ka qenë shumë normale dhe e natyrshme. Urimi i Teutës, nënës së Tarës, është shumë i mirëpritur për ne dhe jemi falënderues”, u shpreh këngëtari i njohur.
Blero theksoi se pavarësisht ndarjes së tyre, raporti me Teutën vazhdon të mbështetet në respektin e ndërsjellë, veçanërisht për shkak të vajzës që kanë së bashku.
Megjithatë, kur u pyet për persona të tjerë nga e kaluara e tij sentimentale, këngëtari u tregua i prerë dhe nuk preferoi të zgjatej më tej.
“Kjo është me rëndësi për ne, nëna e Tarës. Për të tjerët absolutisht nuk ka asnjë lidhje dhe as që merrem me ato”, deklaroi Blero, duke lënë të kuptohet se disa kapituj të jetës së tij janë mbyllur përfundimisht.
Aktualisht, këngëtari duket se e ka përqendruar të gjithë vëmendjen te familja, partnerja dhe dy fëmijët e tij, duke shijuar në maksimum rolin e babait.



