Selin dhe Gimbo kanë patur një sqarim me njëri-tjetrin pas puthjes që banori i ‘rrëmbeu’ asaj teksa ndodheshin në dhomën e gjumit.

Teksa e përqafoi, Selin iu drejtua duke i thënë “mos u bëj budalla” dhe më pas shtoi:

“Nuk më vjen turp. Thjesht unë kam shumë qejf të vij në mënyrë organike. Nuk është se mungon ndjeshmëria nga ana jote apo nga ana ime. Nuk ke pse ndihesh keq sepse ndoshta koka jotë është më chill, më nice, po unë kështu jam”.

Pjesë nga biseda:

Selin: Nuk sillem dot në bazë të situatave që dalin në Prime, thjesht u ndjeva keq për momentin dhe reagova ashtu.

Gimbo: Jam shumë pishman. Zakonisht e thirri trurin para veprimit, por i thirra pas. Nuk dua të bëj të ndihesh keq

Selin: Nuk ndihem keq, thjesht më acarove, thashë ‘ky ça pati’. Unë të kam thënë se nëse…, nuk e kam problem.