E ftuar në “She’s on air” në Top Albania Radio ka qenë së fundmi motra e Mateos, Kejsi Borri. Ajo ka komentuar rrugëtimin e të vëllait brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Gjithashtu ka treguar edhe disa detaje në lidhje me prindërit e saj se çfarë mendojnë për Brikena Selmanin, banoren që Mateo ka shprehur pëlqim.
Pjesë nga intervista:
Herën e fundit që ishe në studio me vajzat, ke thënë që Brikena është nusja ideale për mamin. Vazhdon të jetë ky mendim edhe pas situatave të fundit që kanë ndodhur në shtëpi?
Po. Tani si çdo çift që do zihen, normalisht që do zihen. Por duke qenë se janë 24 orë me njëri-tjetrin aty brenda, rrethohen nga njerëz që ndoshta edhe nuk duan të rrethohen, përballen me situata të ndryshme dhe me njerëz që duan t’i përçajnë, kështu që normalisht që rrjedha e tyre do të ndryshojë. Një herë do jenë më të afërt, një herë do jenë më të largët, do zihen, do pajtohen.
Ndonjë koment të shkurtër për puthjen që ne kemi parë në Prime, si ishte atmosfera në shtëpi?
Unë me thënë të drejtën ishte i vetmi Prime që unë nuk e kam parë në shtëpi, por me grupin tim shoqëror. Ishte shumë Prime i fortë dhe thashë po i largohem pak dramave të shtëpisë dhe të jem pak më e lirshme kur t’a shoh. Unë personalisht isha akoma e emocionuar nga surpriza e Mateos te palestra dhe në momentin e puthjes thjesht kam ngelë. I thashë shoqes ktheje dhe njëherë se më duket se nuk e pashë mirë. Nuk e prisja fare.
Si e gjykove si vajzë? Është gjykuar shumë, ça emocioni të dha?
Ata ishin drejt rrugës së puthjes dhe herët e vonë do ndodhte. Nuk mendoj se ka qenë për pjesën e nominimit a diçka të tillë. Thjesht ishin ata të dy pa njerëz të tjerë te Dhoma e Rrëfimit. Kishte dhe shumë njerëz që i thonin ‘puthe, puthe’. U futën në atë rrymën e emocionit dhe ndodhi.

