Dita e sotme ka nisur me debate në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, por duket se mbrëmja është e qetë. Banorët kanë nisur tashmë sfidën e re, e cila ka sjellë mjaft të qeshura si tek ata, por edhe te publiku që i ndjek.
Ndërkohë gjatë një bisede mes Gertit dhe Jozit, ky i fundit e ka ngacmuar banorin në lidhje me Rozanënë. Sipas Jozit, ai thellë, thellë e ka qejf këngëtaren.
Aktori i thotë se ‘nuk mërzitet’ me të për fjalët që thotë dhe më pas shton: “A je në terezi? Ajo ka familje”.
Pjesë nga biseda:
Jozi: Kokrra e intrigantit je
Gerti: Rozana e ka këtë, edhe burri i kësaj (Valbonës)
Jozi: Jo Rozana, po t’a them në sy. Po të them diçka që në sytë e mi jep me kuptuar se vdes për Rozanën
Gerti: O yll, unë nuk mërzitem me ty, e di ti
Jozi: Thellë, thellë e do Rozanën
Gerti: Nuk mërzitem me ty
Jozi: A është e vërtetë?
Gerti: Çfarë?
Jozi: Që ti do Rozanën?
Gerti: A je në terezi? Rozana ka familje, e ke xhan? Ka bërë shumë gjëra të këqija në këtë shtëpi



