Në një lidhje “Skype” nga Londra, G-Bani, ka dhënë ditën e sotme një intervistë për “Fan Club”. Ish-banori i “Big Brother VIP 4” ka folur për gjendjen shëndetësore të babait të tij, arsyeja pse doli kësaj radhe nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Këngëtari gjithashtu sqaroi edhe pyetjen e tij që u bë virale teksa dilte nga dera e shtëpisë së BBV 4, së bashku me Ledion Liçon.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja Heidi Baci, e pyeti edhe në lidhje me dinamikat e fundit në shtëpi, për daljen e Egli Takos. Sipas G-Bani, nuk është as faji i saj dhe as i Gjestit për këtë vendim që mori ish-banorja.
Pjesë nga intervista:
Si e sheh daljen e Eglit një koment për të gjitha dinamikat e fundit në shtëpi?
Dalja e Eglit është një dalje që nëse s’do më kishte ndodhur kjo me babin, me një tjetër dimension mund të më kishte ndodhur mua. Sepse aty cilado ndjenjë për dikë vetëflijohet, vetësakrifiohet. Nuk është gjëja e duhur për t’u bërë aty, është gjëja më e keqe që dikush mund t’i bëjë vetes së tij, stradegjia më e keqe. Egli në fillim i ka fërkuar kokën deri diku për strategji dhe pastaj ngeli brenda. Unë e kam thënë që në fillim, kudo që më është dhënë mundësia, që Egli ka ndjerë për atë njeriun. Kështu që dalja e saj ka pasur ato emocionet e forta dhe zhgënjimin e saj.
Egli është fajtore e vetes së vet apo është Gjesti fajtor për gjendjen e saj?
Jo, jo. Nuk është askush fajtor. As Egli nuk është fajtore që ka pasur ndjenja dhe e ka pranuar dhe as Gjesti nuk është fajtor që ka gjetur shesh dhe ka thyer përshesh. Gjesti është lojtar profesionist dhe për këtë e mburrin fansat dhe mbështetësit e tij. Nuk i vë dot dikujt faj, janë thjesht emocione të akumuluara. Egli ka ndjerë për Gjestin, kjo është e gjitha.