Danja, Egli, Gerta, Gjesti, Jozi dhe Loredana janë në garë për të siguruar një vend në finalen e madhe të “Big Brother VIP 4”, që do të mbahet më 19 prill.

Mbrëmjen e sotme do të shpallen edhe dy banorët që publiku ka vendosur që t’i bashkojë me Rozanën dhe Laertin, të cilët janë finalistët e parë të këtij edicioni të reality show.

E teksa të gjithë po presin me padurim spektaklin e kësaj të shtune, personazhe të njohur të ekranit apo edhe ish-banorë të BBV 4 kjapin mendimin e tyre përmes postimeve në rrjetet sociale.

Një ndër to është edhe Amber, e cila ka bërë një postim në “Instastory” ku tregon emrat e 2 banorëve të tjerë që mendon në finale.

Sipas saj dy finalistët e tjerë janë Gjesti dhe Egli.

“Finalistë: Rozana Radi, Laerti Vasili, Gjesti dhe Egli Tako”, ka shkruar ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në postimin e saj.

Sipas saj, Gerta Gixhari, e meriton finalen por e penalizon fakti që nuk është treguar pak më arrogante në lidhje me Rozanën.

“Gerta Gixhari lojtare pa diskutim meriton finalen, shoqe shumë e mirë, e saktë në çdo fjalë, por penalizohet vetëm se ka dashur me forcë dhe të ishte pak më arrogante në lidhje me Rozanën, t’ia kthente me të njëjtën monedhë”, shkruan Amber në një tjetër postim në “Instastory”.