“Ajo është një ndër gratë më të forta që kam njohur në jetën time”. Kështu u shpreh Alesio Alia në emisionin “Goca dhe Gra” kur moderatoret e pyetën në lidhje me këngëtaren e njohur, Jonida Maliqi.

Pjesë nga intervista:

Çfarë nënkupton me ‘çdo gjë tjetër ngelet histori’?

Rëndësi ka që njeriu në këtë jetë ka të vështirë të sfidojë trurin, se zemrës nuk i shkon dot kundër, ça ka ngelur është aty. Kurse me trurin kam rënë në paqe me veten time, kështu që jetoj në shumë paqe dhe shumë i lumtur, kaq.

Ka patur ndonjë histori të bukur që ka zgjatur mes jush, se po na lë me shumë nënkuptime.

Të thashë që është një ndër femrat më të forta që kam njohur në jetën time. Prandaj të them që kam respektin më të madh për të.

Çfarë do t’i thoshe Jonidës nëse po na shikon tani?

I uroj suksese. Përqafoj Jonidën dhe djalin e saj, Danin.

Pjesë e suksesit duam apo nuk duam është dashuria, a mendon se do t’a rigjesh dashurinë?

Jo, i kam mbyllur dyert

I ke mbyllur dyert dashurisë?

Kam 3 fëmijë si drita

Po të erdhi e të trokasë, do na marrësh në telefon?

Dy gjëra që si kërkojmë janë vdekja dhe dashuria, kur të vijë do ta shoh me shumë kujdes

Je zhgënjyer, lënduar?

Jo. Të betohem, mendoj vetëm mendimet e bukura.