Meriton Mjekiqi ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në studion e emisionit “Goca dhe Gra”, ku foli për jetën e tij private dhe personale.

Moderatori i njohur tregoi se ka nisur punën për sezonin e ri të emisionit të tij, “A je bre normal”, ku madje zbuloi edhe të ftuarin e parë që do të jetë Getoar Selimi.

Më pas Rudina Dembacaj e pyet për jetën e tij private:

“A ke gjetur paqe? Se mediat kanë shkruar se ti pas marrëdhënies me Ilnisën ke patur disa marrëdhënie me disa vajza të tjera të njohura të showbizit. Tani ke gjetur rehati?”.

Duke qeshur ish-banori i “Big Brother VIP 3” u përgjigj:

“Jam ok, jam rehat, jam beqar, jam i lumtur. Nuk jam në një lidhje, jam shumë mirë me veten”.

Më pas Rozana Radi e pyet: “Si je ti Meriton në një marrëdhënie? Jep shumë apo do të marrësh më shumë?”.

“Nëse kthehem pas 2-4 vite, kam dhënë shumë. Duke ecur vitet, duke parë që nuk ia vlen me dhënë shumë, nuk po jap hiç”, u përgjigj Meritoni.

“Të zgjedhin gocat apo i zgjedh ti?”, pyet direkt Rudina dhe Mjekiqi u përgjigj:

“Kohët e fundit kam vazhduar me zgjedh”.

Dembacaj vijon duke e pyetur për ish-partneren e tij, Ilnisa Agolli, nëse “ka patur komunikim me të?”.

“Ndërrojmë pyetje, është diçka që ka kaluar”, tha shkurt Meritoni.

Kujtojmë se Meritoni dhe Ilnisa u njohën dhe krijuan një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Edhe pas përfundimit të reality show-t, ata u panë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje bënë edhe pushime së bashku.

Por prej disa kohësh lidhja e tyre ka përfunduar, ata kanë fshirë edhe fotot e përbashkëta që kishin në rrjetet sociale.