Në fillim të spektaklit të së martës të “Big Brother VIP 4”, G-Bani vendosi të ndërpresë garën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ledion Liço hyri në shtëpi dhe i komunikoi se babai i tij ndodhej në spital, pasi kishte pësuar ishemi cerebrale dhe se familjarët dëshironin që t’a kishin pranë sa më parë.

Këngëtari u largua mes lotësh, ndërsa produksioni i kishte prerë biletën e avionit për në Londër. Por, kur u largua te dera me Ledionin, G-Bani e pyeti: “A është rreng për të më nxjerrë?”.

Ditën e sotme ish-banori ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Fan Club” ku moderatorja Heidi Baci e pyeti nëse e mendonte vërtetë një gjë të tillë.

“Sigurisht, të gjitha i kam menduar në atë moment. Nuk kam dashur që të besoj se babi kishte pësuar diçka, që kishte pasur një emergjencë shëndetësore, të gjitha i kam menduar. Nuk e mbaj veten as për naiv dhe as për njëri që ha çfarë ti japin. Pavarësisht se marrëdhënia ime me Ledionin dhe produksionin ka qenë gjithmonë shumë e pastër nga ana e tyre, ka qenë shumë korrekte. Po mëndja për keq më ka shkuar, domethënë nuk është se nuk jam i djallëzuar në këtë aspekt që të mos më shkojë mendja. I shtroj të gjitha në tavolinë”, u përgjigj ai.

Ndërkohë këngëtari i njohur tregoi se babai i tij tashmë është mirë dhe është në shtëpi.

G-Bani tregoi gjithashtu se udhëtimi drejt Londrës nuk ka qenë i lehtë, pasi kur ka dalë nga shtëpia e BBV 4 ka qenë ‘duke u djegur’ ngaqë ka qenë me 39 temperaturë.

“Nuk dija ku të kisha mendjen, nuk e dija si ishte situata me babin, edhe pse familja mundohej të më qetësonte. 1 orë e 30 minuta para se të zbrisja në Londër më ra të fikët. Nuk kam qenë mirë, po më janë gjendur njerëz afër. Më kanë dhënë mbështetje psikologjike dhe shëndetësore”, tha këngëtari i njohur.