Pasi i dha fund lidhjes me aktoren Andrea Duro, Chicharito Hernandez u kthye në “merkato”. Ndjekësit e futbollistit të West Hamit kanë nisur të spekulojnë për një marrëdhënie të mundshme të meksikanit me një modele australiane.


Indiciet janë dy foto me të njëjtin peizazh spektakolar nga bregdeti i Mykonos në Greqi.



Modelja Sarah Kohan ka komentuar foton e Chicharitos, duke komplimentuar fotografin, ndërsa futbollisti ka pëlqyer komentin.


Datat e pushimeve dhe hoteli duken një koincidencë. Sarah Kohan është 22-vjeçare dhe i pëlqen të udhëtojë. E tregojnë fotot e shumta në profilin e saj në Instagram.


27 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)