E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Krisa Çaushi ka zbuluar se sa fiton në rrjetet sociale, aty ku ajo është mjaft aktive dhe numri i ndjekësve është në rritje.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatori i njohur e ka pyetur atë edhe në lidhje me partnerin e saj, Tiri Gjoci. Ajo u shpreh se është mirë dhe po merret me punët e tij si dhe do të sjellë disa projekte të bukura muzikore.

Më pas Ronaldo e pyet atë nëse Tiri është i pasur dhe fillimisht Krisa duke qeshur tha ‘po’ dhe më pas tha ‘hë mo Ronaldo me këto pyetje’.

Biseda vijoi më pas duke folur për vajzat e bukura të ekranit dhe jo vetëm, që zgjedhin djemtë me lekë.

“Kam zgjedhur një njeri që përshtatet, unë dhe ai i përshtatemi stilit të jetesës së njëri-tjetrit. Unë kurrë nuk i kam parë meshkujt nga ana financiare. Gjithmonë kam qenë njeri me këmbë në tokë dhe kam thënë që leku shkon te leku”, tha moderatorja e njohur.

Pjesë nga intervista:

Si është Tiri?

Mirë, po merret me punët e tij. Herë pas here në studio, do të sjellë disa projekte të bukura muzikore.

A është i pasur Tiri?

Po

Është?

Është

E kam realisht

Hë mo Ronado me këto pyetje

Zakonisht ka një trend që vajzat e bukura të ekranit, nuk dua të jem paragjykues, pjesa dërrmuese e tyre zgjedhin meshkuj me “Lamborghini” që kushton 500 mijë euro…

Me lekët e babait

Nuk e di, po zakonisht është ky trendi që vajzat e bukura zgjedhin djemtë me lekë. Ti pse ke zgjedhur një djalë jo pa lek, po normal

Kam zgjedhur një njeri që përshtatet, unë dhe ai i përshtatemi stilit të jetesës së njëri-tjetrit. Unë kurrë nuk i kam parë meshkujt nga ana financiare. Gjithmonë kam qenë njeri me këmbë në tokë dhe kam thënë që leku shkon te leku. Mos mendo se edhe ato vajzat që zgjedhin djemtë 24-vjeçarë që se dinë as vetë se ku janë, me Lamborghini dhe janë thjeshtë lekët e babait, unë kështu mendoj, të jenë aq të pjekur mendërisht sa kur të shkojnë 40 vjeç t’ia kenë idenë e menaxhimit të parave.

Pra ti zgjedh qetësinë shpirtërore përpara mirëqenies ekonomike?

Një njeri që është për familjen dhe di të menaxhojë lekun, sepse unë mendoj se këta individë nuk dinë të menaxhojnë paranë por thjesht e shpërdorojnë për qejfe. E kur vjen momenti të krijosh familje dhe duhet të jesh pak më i përgjegjshëm, je asgjëkundi.

Të ndodh shpesh të takosh nga këto vajza? A janë të lumtura? A janë të qeta?

Për mendimin tim ato mendojnë se janë të qeta ose thjeshtë stakojnë trurin, që ‘ok, unë këtë lloj jetese kam zgjedhur’ ose ‘ky është njeriu që më nevojitet në jetë’. Unë mendoj se ato e shohin nga ana materiale, nuk e shohin as për dashuri e për asgjë. Jetojnë për rrjetet sociale. Kjo lloj lumturie nuk është shumë e gjatë. Fatkeqësisht ndodh që këta individë që vajzat zgjedhin, janë edhe burra të martuar.

Ndodh edhe kështu?

Këtë nuk do e kuptoj akoma, se si këto vajza zgjedhin të jetojnë një marrëdhënie të tillë, një marrëdhënie që nuk do e kenë kurrë të tyren, partner që nuk do e kenë kurrë.

Ndoshta nuk duan t’a kenë, duan vetëm të mirat materiale

Duan paratë thua ti? Ka edhe vajza që shpresojnë që ‘unë do ta marr këtë’.

Duan t’i ndajnë?

Përderisa i kanë hyrë atij muhabeti, aty është qëllimi në fund.