Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka folur hapur për mënyrën se si e sheh faljen dhe marrëdhëniet njerëzore.
Në një rrëfim të qetë, por të thellë, Bora shpjegoi në bisedën me Grida Dumën në “Grida Duma Podcast”, se falja për të nuk është as dobësi dhe as harresë, por një proces i vetëdijshëm dhe i menduar.
“Unë fal, sepse më pëlqen të fal,” u shpreh moderatorja e dashur për publikun, duke theksuar se para se të falë, përpiqet të kuptojë arsyen pse një situatë apo një person e ka bërë të ndihet keq. Vetëm pasi e analizon këtë proces, ajo merr vendimin nëse do të falë apo jo.
Sipas saj, falja nuk vjen kurrë nga naiviteti. “Nuk fal se po gënjehem. Fal me koshiencë të plotë,” thotë Zemani, duke shtuar se edhe kur fal, kufijtë personalë mbeten të njëjtë. Gabimi njihet, tejkalohet, por nuk fshihet.

