I ftuar në “Ftesë në 5”, Kristi foli në lidhje me vajzën që la jashtë në momentin që u fut në shtëpinë e Big Brother.
Ai u shpreh se marrëdhënien me të e kuptoi më shumë pasi hyri në shtëpi, dhe në ditën e “Shën Valentinit”.
“Mbaj mend qe ishte 14 shkurt dhe nuk kisha çfarë të shkruaja, u ndjeva shumë i mërzitur. Atë ditë e kuptova. Besoj çdo gjë është mbyll dhe më mirë që u mbyll… u mbyll në mënyrën e duhur. Isha i sinqertë me ndjenjat e mia, nuk loza”, tha Kristi.