Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit të madh të ‘Big Brother VIP’, banorët e kanë patur darkën gati.

Teksa kanë qenë duke konsumuar ushqimin, përfshirë këtu dhe ëmbëlsirat me miniaturat e tyre, ka qenë Valbona ajo e cila ka patur pretendime për pamjen e saj të pikturuar.

Por ajo që  bëri më shumë përshtypje ishte e qeshura e Ermionës, të cilën banorët e kanë komentuar që në hyrje të këngëtares.

Kësaj radhe ka qenë Olta ajo që ka thënë: Ça i bëjnë tek ‘Portokallia’ kësaj….