Selin ka vendosur që të sqarohet sot me Mirin, në lidhje me disa fjalë që i ka thënë Juxhini në lidhje me të dhe Mateon.

Gjatë një bisede në lavanderi, banorja i tha këngëtarit se i kanë thënë se ai ka shkuar te Mateo dhe i ka thënë që t’i qëndrojë larg asaj. Miri e mohoi një gjë të tillë duke i thënë ‘a je në terezi?’.

Më pas Selin shton se i kanë thënë se Miri ka dashur që të nxjerrë keq banorin që ata t’i shpëtojnë nominimit dhe të dalë Mateo. Por një gjë të tillë e mohoi sërish Miri, duke dhënë versionin e saj.

Pjesë nga biseda:

Miri: Kam parë reagimet e tij, të tuat. Ti kujton se vetëm unë të shoh?

Selin: Miri, po jetojmë të dy në të njëjtën shtëpi?

Miri: Po

Selin: Reagime për çfarë?

Miri: Ku di unë

Selin: Që u ula dhe e pyeta ça bën dhe me ça merret vetëm në dhomë

Miri: Unë nuk jam asnjëherë dyshues se ça bën ti

Selin: Nuk dua ta citoj gabim por më thanë që ke thënë që ke shkuar te Mateo dhe i ke thënë rri larg Selinës

Miri: Ça thua? Do të zë be? Je në terezi, si të shkoj te Mateo e të bëj atë muhabet

Selin: Ok, pastaj ke thënë duhet të nxjerrim Mateon keq, që ti shpëtojmë ne nominimit dhe të dalë ai.

Miri: Propozimi ishte të krijojmë një situatë që ti shpëtojmë nominimit. Edhe thashë unë? Duhet të bëjmë një situatë rreziku. Edhe thashë unë? Duan Keijsin për ta nxjerrë. Keijsin thashë unë? Nuk bëhet llaf.