Aleksandra, Ina dhe Lorna kanë diskutuar ditën e sotme në lidhje me preferencat që kanë për meshkujt. Aty pranë tyre ishte edhe Keijsi, i cili ndërhyri në bisedën e banoreve.
“Burri do pak bark, të themi atë që është”, tha Keijsi, të cilit Lorna iu kundërpërgjigj duke thënë se asaj i pëlqejnë djemtë fit.
Nga ana tjetër, Ina shprehet se i pëlqejnë djemtë e dobët dhe Lorna e ngacmon duke e pyetur “Nuk të pëlqejnë një mashkull si Keijsi?”.
“Vazhdoj të them se pëlqej meshkujt e dobët”, u përgjigj Ina.
Pjesë nga biseda:
Keijsi: Burri do pak bark, të themi atë që është
Lorna: Pse burri duhet të ketë bark patjetër?
Keijsi: Po duhet pak
Lorna: Pse kush e thotë këtë?
Ina: Pse me kile matet burrëria? Se them dot këtu me ça matet burrëria
Keijsi: Jo jo. Po themi atë që duhet të themi, me bark
Lorna: Mua nuk më pëlqejnë me bark, e dua fit
Keijsi: Si thuhet ajo, burri pa bark si shtëpia pa ballkon. Ku do e mbështesësh kokën në darkë? Ku do e ngacmosh?
Ina: Djemtë e dobët më duken më të lezetshëm se çunat me bark
Lorna: Si të dobët? Ka një arsye pse
Ina: Më pëlqejnë, unë këtë gjerësinë e shpatullave që thoni ju te meshkujt nuk më pëlqejnë fare, fare
Keijsi: Ça?
Lorna: Nuk të pëlqen Keijsi? Një mashkull si Keijsi nuk të pëlqen?
Ina: Nga ana fizike thua ti?
Keijsi: Dal me zarf të zi tani në sekonda
Ina: Unë thashë preferencat e mia te meshkujt
Keijsi: E kam gati
Ina: Vazhdoj të them se mua më pëlqejnë meshkujt e dobët
Lorna: Atëherë jo, X, meshkujt si Keijsi nuk i pëlqejnë, se i pëlqejnë të dobëtit.



