Këngëtarja Bebe Rexha ka publikuar së fundmi disa fotografi të cilat i përkasin ditës së martesës së prindërve të saj.

Ndërkohë që artistja kishte shoqëruar fotografitë me citimin “Dasma e prindërve të mi shqiptarë” shumë ndjekës nga e gjithë bota komentuan mbi qëndrimin e çiftit.

Në këtë mënyrë vëmendjen më të madhe e morën komentet e fansave ndërkombëtarë, të cilët shprehën habinë e tyre kundrejt seriozitetit të nënës së këngëtares në ditën e martesës.

“A ishte mamaja jote e lumtur që ndodhej aty?”, ishte një prej pyetjeve që u përsërit më shpesh në komentet e postimit.

Postimi u prit me nostalgji nga fansat shqiptarë për traditën e kahershme shqiptare ku sipas zakoneve qëndrimi i çiftit konsiderohej si shenjë respekti dhe modestie ndaj familjes dhe ceremonisë.