Motra e banores së “Big Brother VIP 5”, Juela, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin. Jetmira ka komentuar rrugëtimin e së motrës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kur moderatorja e pyeti në lidhje me vendimin e Juelës për Kutinë e Pandorës, Jetmira u shpreh se ka bërë zgjedhjen e duhur për lojën e saj në këtë pikë që është ajo.

“Nuk mu duk në vështirësi, mu duk shumë në linjë me atë që ajo gjithmonë ka thënë, ka menduar dhe ka shprehur. Për disa mund të mos jetë një zgjidhje strategjike që ajo ka bërë, por për mendimin tim ka bërë zgjedhjen më të bukur që mund të bënte për momentin për lojën e saj. Juela në këtë lloj faze të lojës po përjeton një moment shumë të vështirë, sepse unë nuk dua të jem e rëndë me fjalët, dua ti peshoj me shumë kujdes.

Po përjeton një moment të vështirë me Gretën, Gimbon dhe Selin, sepse ka 2-3 javë që po e atakojnë, akuzojnë dhe po e ofendojnë me fjalë shumë të rënda dhe të palejueshme për mendimin tim. Ok, e dimë shumë mirë që është një lojë, por ajo fija është aq e hollë që të kalohet sa nganjëherë nuk e kuptojnë. Gjithsesi, Juela ka mbështetjen totale për zgjedhjen që ka bërë dhe shpresoj që të ketë rezultatin që ajo ka dëshiruar me këtë zgjedhje”, u shpreh motra e Juelës.