Krisa Caushi ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, ku komentoi rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Ish-banorja tregoi se si e priti ftesën për të qenë pjesë e reality show-t, foli për personat me të cilët ndau eksperiencën në BBV 4.

Gjatë intervistës, vinin dhe mesazhe e pyetje nga ndjekësit e programit.

“Krisa është super gocë, na e pyesni pak a ishte te ditëlindja e Gjestit?”, ishte një pyetje që erdhi nga ndjekësit.

Moderatorja e njohur u përgjigj:

“Gjesti e ka sot ditëlindjen, edhe 100. Ftesë nuk kemi marrë, Gjestit e urojmë publikisht të bëhet edhe 100 vjeç se e kemi shumë xhan, kemi patur raporte shumë të mira në shtëpi dhe jashtë. Gjesti tani është zjarr, me projekte me gjëra, nuk kapet më”.

“Vazhdon më me Eglin?”, ishte pyetja e radhës nga moderatorja e emisionit, Julka Gramo.

“Unë nuk flas për këto gjëra, nuk flas për të tjerët”, u përgjigj ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.