“She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show”, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre. Gjashtë vajza me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha të vërteta, hapin zemrën për të folur për gjithçka që ndodh rreth tyre.

E ftuar këtë javë nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati. Ajo ka ndarë me dëgjuesit detaje nga jeta e saj si dhe nga eksperienca televizive që ka pasur si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”. Modelja gjithashtu ka zbuluar se po përgatitet për një projekt të ri që pritet të vijë së shpejti.

Intervista në fillim nisi edhe pak me tone ironie mes Denadës dhe Loredanës, por që më pas gjithçka duket se u rregullua.

Pjesë nga intervista:

Denada: Unë jam Denada, më mban mend?

Loredana: Denada, o shpirt. Ku të kam?

Denada: Dritë dielli.

Loredana: Yll i bukur.

Denada: Ndërkohë që të gjithë gocat të thanë që të kemi qejf shumë, unë po mendoja që pse vetëm unë jam që nuk të kam aq shumë qejf. Unë jo personalisht. Jam shumë e sinqertë dhe të tregoj atë çfarë ndjej. 

Loredana: Çfarë ndjen? 

Denada: Që nuk të kam shumë qejf. 

Loredana: Çfarë tha se sinqerisht nuk e dëgjoj. 

Denada: Se nuk kuptohemi shumë se unë jam nga veriu dhe ju nga jugu…

Loredana: Prit një sekondë, prit. Unë nuk kam pasur ndonjëherë probleme me ata të veriut kështu që nuk ka të bëjë ajo. 

Denada: Bëjmë edhe shaka, po nejse…

Loredana: Denada të betohem që të kam shumë xhan. 

Denada: Bëra shaka Loredana, doja vetëm të shihja reagimin tënd. Ishte thjesht një provokim. 

Loredana: Jo, po mbaji provokimet…