Mbrëmjen e djeshme, Brikena Selmani ka patur të ftuar në rubrikën e saj në emisionin “Top Arena”, Mateo Borrin.

Prezantimin ajo e nisi krejt ndryshe nga herët e tjera, pasi bëri disa komplimenta për partnerin e saj. Me këtë intervistë¸ata hodhën poshtë zërat se ka krisje në lidhjen e tyre, siç është përfolur së fundmi.

“Sot kemi një ndër personazhet më të kërkuar, një ndër moderatorët më të mirë, më i miri për mua. Një ndër modelet personal trejner më të mirë, më i miri për mua. E një ndër majmunët më të mirë, majmuni im. Mateo Borri”, tha Brikena para se të niste intervistën me të.

Në këto momente, Mateo ngrihet nga karrigia dhe i puth dorën partneres së tij.

I pyetur nëse ia ka lehtësuar punën duke qenë se punojnë së bashku, Borri u përgjigj:

“Të jesh me partneren në një program, në një punë¸normalisht të jep një vibe tjetër, një kënaqësi tjetër, të jep një ngrohtësi tjetër. Ka gjërat e veta të bukura, kur vijmë bashkë, bëhemi gati bashkë, bënim çdo gjë bashkë. Pjesa e keqe është se kur jam në punë e kam mendjen te ty, ky është i vetmi problem. Se më shumë e kam mendjen tek ti se sa te të ftuarit dhe te sporti”.

Ndërkohë intervista mbaroi me një puthje në buzë mes dy ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.