Këngëtarja e njohur argjentinase, Nicki Nicole, ka rikthyer në qendër të vëmendjes thashethemet për një lidhje romantike me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Ajo është parë së fundmi e veshur me fanellën nr. 10 të futbollistit të famshëm, gjatë ndeshjes miqësore të Joan Gamper Trophy kundër Como-s.

24-vjeçarja, ishte mes spektatorëve VIP në stadiumin Johan Cruyff, e shoqëruar nga tre miq të tjerë që gjithashtu mbanin fanellën e Yamal. Marrëdhënia e tyre e supozuar është komentuar gjerësisht pas daljes së përbashkët në festën e 18-vjetorit të Yamal në korrik, ku sipas raportimeve të mediave spanjolle, ata u panë duke ndarë një puthje.

Që nga ajo kohë, dyshja është parë rrallë bashkë, pasi Barcelona ishte në turin para-sezonal në Azi dhe Nicole po fokusohet në karrierën e saj muzikore.

Megjithatë, shfaqja e saj publike me fanellën e tij ka ndezur sërish diskutimet në rrjetet sociale dhe mediat spanjolle, të cilat sugjerojnë se mes tyre ka më shumë se miqësi.

Me mbi 21 milion ndjekës në “Instagram” dhe një bazë të madhe fansash në Amerikën Latine e më gjerë, Nicole e ka shtuar edhe më tej vëmendjen mbi Yamal, i cili këtë sezon pritet të jetë një nga figurat kyçe të Barcelonës në mbrojtjen e titullit të La Liga-s.

Deri tani, as Yamal dhe as Nicole nuk kanë komentuar publikisht mbi thashethemet e romancës.