
Momenti më i bukur për publikun në spektaklin e “Big Brother VIP” deri tani është kur brenda shtëpisë hyri moderatorja e njohur, Bora Zemani. Fillimisht ajo takoi mikeshën e saj, Semi Jaupaj, e më pas edhe ish-parterin e saj, Donald Veshaj.
Takimi i tyre ishte aq romantik dhe një ndër më të rrallat që ndodhin në televizion. Madje dita që pasoi pas atij çasti iu dedikua vetëm dyshes në të gjithë Shqipërinë, ku “Mirëmëngjes, Mirëdita, Mirëmbrëma dhe Natën e Mirë” iu kushtuan vetëm atyre, gjë që u përhap dhe nga personazhet e njohur të ekranit.
Gjatë takimit që emocionoi publikun, aktori i njohur i humorit e shihte në sy Borën derisa arriti që t’i rrëmbente një puthje. Moderatorja e njohur tha se këtë gjë se kishin bërë në publik as kur ishin çift.
View this post on Instagram
Më pas Donaldi e pyeti se a do dhe ajo u vu në siklet , ndërsa ai i tha se e do. Në fund ajo i tha se do e presë. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme vajzat e “Big Brother VIP” kanë kërkuar që në shtëpi të futen djem beqarë pasi banorët aktualë janë ose të martuar, ose të lidhur.
Pas kësaj kërkese, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani i pyeti djemtë një e nga një për statusin e tyre.
“Donald je i lidhur?”, i tha Arbana, të cilës iu përgjigj njësoj si Kledi: “No comment”.
Por kjo nuk do të thotë se ai harroi takimin aq romantik me Borën. Donaldi sqaroi më vonë se dha atë përgjigje pasi në lojë ka ardhur vetëm dhe nuk do që të përfshihen dhe persona të tjerë që nuk janë brenda shtëpisë.