Dita në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ka nisur e zhurmshme, me debate mes banorëve. Por ka patur edhe biseda të qeta, një ndër to mes Selin dhe Rogertit.
Ky i fundit e pyeti në një moment banoren nëse është kundër Brikenës më shumë se kundër Mateos dhe Selin iu përgjigj:
“Jo, Mateo është shumë arrogant” dhe shtoi: “Nuk kam thënë kurrë që jam kundër Brikenës”.
Ndërkohë Brikena që ishte pranë tyre në momentin që u bë kjo bisedë, vendosi që të mos reagonte.
Pjesë nga biseda:
Rogerti: A je ti kundër Brikenës më shumë se kundër Mateos?
Selin: Jo, Mateo është shumë arrogant
Rogerti: Bravo
Selin: Nuk kam thënë kurrë që jam kundër Brikenës
Rogerti: Sjellja dje që ai të kapi nga dora, t’u duk e pranueshme pas gjithë asaj puthjeje dhe afrimiteti që i dha Brikena?
Selin: Në momentin që ne kemi akuzuar për ninxhat dhe Brikena tha ‘unë e njoh shumë mirë në fytyrë’, Mateo tha ‘nëse dal se unë jam ninxha do futem unë me rroba në pishinë, nëse del që nuk jam e ke dënim dhe do futesh ti me rroba në pishinë’. E ishte harruar në momentin që u konfirmua se kush ishin. E dje kur po bëja lojën me ujë me Nikol, ai tha se e kemi lënë për dënimin. Më ka kap për krahu, më ka tërhequr për jashtë, pavarësisht se ne po bënim debat për cigaret, dha tha futu. I thashë ik o Mateo më le rehat dhe ai tha ‘normale që nuk futesh se je lepurushe…”, nga këto komentet e tij.
Rogerti: Pra të quajti dhe lepurushe.




